скачать книгу бесплатно
Katër kerianë, edhe ata të formave po aq të çuditshme, dolën mbi objekt dhe, pasi e hodhën në një pellg të vogël që përmbante një solucion me bazë amoniaku, nisën skanimin e brendshëm. Kaluan vetëm pak minuta kur keriani më i vogël nga të katërt njoftoi «Nëntëqind e nëntëdhjetë shpirtra prezentë, të gjithë në gjendje të përsosur. Po i dërgoj sistemit qendror regjistrimin e eventeve të memorizuara nga kapsula.»
«Mbi ekran» urdhëroi RTY prerazi.
Imazhet treguan sipërfaqen e hënës në largësi të shpejtë ndërkohë që një objekt i madh përsosmërisht sferik po i afrohej zonës së laboratorit të nëndheshëm /\. Pas pak çastesh, një dritë verbuese përfshiu thuajse gjithçka që gjeti aty dhe menjëherë pas saj, nuk mbeti më asgjë. E gjithë zona ngjante sikur ishte goditur nga një çekiç gjigand. Imazhet treguan vetëm një zonë shumë të madhe të sheshtë të dheut hënor, jashtëzakonisht të lëmuar dhe të sheshuar. Regjistrimi vazhdoi akoma edhe për disa çaste duke treguar satelitin gjithnjë e më larg, dhe pastaj u ndërpre.
«Laboratori» thirri RTY-ja i shastisur. «U shkatërrua krejtësisht.»
«Nuk ka tjetër» komentoi hidhur kordinatori. «Regjistrimi përfundoi.»
«Ky është një sulm i pacipë dhe i paramenduar ndaj avampostit tonë. E dija se nuk duhet tâi zinim besë atij lloj alieni.»
«Je i mendimit se ajo armë sferike është ndërtuar nga vetë ata?»
«Vetëm dy planete janë të banueshëm në atë sistem diellor dhe në të dyja gjenden qenie të atij lloji. Nuk duhej ta kishim vendosur bazën tonë aty.»
«Ãshtë një tragjedi e pamasë» foli gjithë trishtim kordinatori kerian. «Tek laboratori kishte afro dhjetë milionë shpirtra gati për tâu zhvendosur. U shpëtuan vetëm nëntëqind e nëntëdhjetë të cilët ia dolën tâi largoheshin katastrofës nëpërmjet kapsulës (|).»
«Unë nuk po arrij akoma ta besoj» u shpreh RTY-ja i shtangur. «Duhet të lajmërojmë menjëherë TYK Suprem.»
Tell-el-Mukayyar â Imazhet
Petri dhe tre miqtë e tjerë ndërkohë ishin zhvendosur në brendësi të tendës laboratorike të profesoreshës Hanter.
«Tani po bëhem vërtet kureshtar» tha Azakisi nën ankth. «Dua të shoh tamam se çfarë nuk ka funksionuar në sistemin tënd të lidhjes me ganxhë.»
«E jo, i dashur. Do ta shohësh që gjërat qëndrojnë paksa ndryshe» ia ktheu Petri ndërkohë që shfaqte një hologram tredimensional, në një lartësi rreth gjysëm metri nga toka.
«Vërtet më mrekullon kjo që po bën» u shpreh Xheku ndërkohë që sodiste imazhet që formoheshin pikërisht në mes të tendës, dhe po merrej me një instrument të çuditshëm dhe skenat riprodhoheshin nga e para. «Ky është momenti kur kemi paraqitur në Zonën 51 gjeneralin Kembëll, senatorin Preston dhe dy personazhet qesharake që na sulmuan kur po përpiqeshim të merrnim ngarkesën.»
«Po, po. Më kujtohet shumë mirë» komentoi Azakisi.
«Tani po ju tregoj diçka» dhe hologrami shfaqi një tip trupmadh që po i afrohej me kërcënim Azakisit, duke i dhënë një rrahur të lehtë supeve.
«Pandeha se po më kërcënonte» foli komandanti alien. «Nuk më lëvizi as edhe një milimetër. Po çâhyn kjo me zhdukjen e pultit të kontrollit?»
«Prit. Lëre sa të zmadhohet ky detaji... Ajo që po shihni është dora e trashaluqit ndërkohë që, me një aftësi të zhdërvjellët, po merr aparatin nga rripi yt i mesit.»
«E pabesueshme» thirri koloneli. «Një manovër e denjë për hajdutët më të mirë të xhepave që vërtiten nëpër metro.»
«Me pretekstin e të rrahurës së supeve përfitoi për të të vjedhur pultin e kontrollit» shtoi Elisa. «Ãshtë një teknikë e vjetër që hajdutët e përçojnë brez pas brezi.»
«Ma ka vjedhur ai?» pyeti Azakisi i shastisur.
«Fiks ai, plako» konfirmoi Petri.
«Po si dreqin ia ka arritur që ta riaktivizojë dhe të zbatojë komandën e vetëshkatërrimit? Ti madje e kishte çaktivizuar krejtësisht apo jo?»
«Po Zak. Aparati ishte çaktivizuar. Ka të ngjarë që ai dhe shoku i vet, pasi janë liruar, i janë vënë punës për të kërkuar në mes të informacioneve të panumërta që u kemi lënë tokësorëve sesi të shmangnin sistemin e bllokimit.»
«Ata të dy na shkatërruan anijen dhe na penguan që të ktheheshim në shtëpi» shfryu Azakisi në kërkim të një inati të paparë ndonjëherë. «Kur të më bien përsëri në dorë do tâi bëj që të pendohen që kanë ardhur në këtë botë, për be.»
«Qetësohu, miku im. Tashmë, ajo që u bë, u bë. Nuk mund të zhbëjmë dot më asgjë. Ajo që do na duhet të bëjmë është të biem në gjurmë të atyre të dy qelbësirave dhe të marrim atë që na kanë vjedhur para se të zbulojnë edhe funksionet e tjera që ka.»
«Pse, çfarë funksioni tjetër ka?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.
«Ta lëmë fare për momentin. Më mirë mos ta dish.»
«Ãa dreq, sa shumë mistere» ia ktheu profesoresha e pakënaqur.
«Sigurisht, nëse ia arritën të zbulonin aktivizimin e vetëshkatërrimit, mund të gjejnë edhe funksionet e tjera» tha Azakisi i merakosur.
«Por a nuk duhet të mendonit që më parë për një sistem tjetër për tâu kthyer në shtëpi?» pyeti koloneli. «Nuk më duket se kjo është një punë aq urgjente.»
«Ke të drejtë Xhek por ajo pajisje në duar të gabuara, mund të ishte vërtet me rrezik.»
«Dhe padyshim që ato janë duar të gabuara» shtoi Elisa.
«Ndoshta do të gjendej një sistem» foli Petri gati nën zë.
«Atëherë? Do flasësh apo jo? Duhet të të lutem në gjunjë?» foli Azakisi gjithë mërzi.
«Ai aparat është i pajisur me një sistem ushqimi të veçantë. Nëse do gjendeshim akoma në Theos do të mund të realizoja një pajisje që të arrinte të identifikonte gjurmët që lë pas.»
«Dhe të ra ndërmend vetëm tani?» Azakisi kishte ndryshuar krejtësisht. «Nuk mund ta bëje sapo e pamë që qe zhdukur?»
«Më vjen keq por ky sistem kërkimi funksionon vetëm nëse objekti është në lëvizje dhe e kemi marrë si të mirëqenë faktin që të ka rënë në ndonjë vend.»
«Tani qetësohuni djema» foli koloneli, duke i theksuar fjalët e tij me anë të gjesteve me duar. «Fundja, me aq sa kuptova, pa Theosin nuk mund të bëhet dot asgjë, apo jo?»
«Bah, ndoshta do mundesha të organizoja diçka po njëlloj» foli Petri duke kruajtur kokën.
«Më falni për shpërthimin, miku im» tha komandanti i penduar. «E di që nuk është faji yt. Ky është vërtet një moment i keq për të dy.» Pastaj, duke i vënë një dorë tek supi, shtoi «Shiko se çfarë mund të bësh. Besoj se është shumë e rëndësishme që ta gjesh dhe ta marrësh përsëri atë objekt sa më shpejt që të mundesh.»
«Mos u merakos Zak. Pa problem fare. Do të përpiqem të sajoj ndonjë gjë, duke u rregulluar me ato pak mjete që më kanë ngelur.»
«Vetëm ti mund tâia dalësh mbanë. Jemi në duart e tua»
«Po shkoj» dhe, pa shtuar gjë tjetër, Eksperti doli nga tenda laboratorike duke lënë pas vetëm disa shtëllunga pluhuri.
«Do tâia dalë?» pyeti Xheku i pasigurt.
«Sigurisht. Nuk kam asnjë dyshim. Petri ka aftësi të jashtëzakonshme. Më shumë se një herë e kam parë të realizojë gjëra që as edhe një ekip me Artizanët më të mirë nuk do ishte në gjendje tâi bënte. Ãshtë një person fantastik. Më vjen keq që kam qenë ca si shumë i ashpër me të. I dua të mirën me shpirt dhe do të isha gati të jepja jetën për të në çfarëdo lloj momenti.»
«Mos u shqetëso Zak» foli Elisa me një zë të thellë shumë të ëmbël. «Ai e di shumë mirë. Ãshtë një moment i keq por do ta kapërcejmë pa probleme. Nuk kam fare dyshim.»
«Faleminderit Elisa. Vërtet shpresoj me gjithë zemër.»
Pasadena, Kaliforni â Skuta
Sapo u hap dera, burri tepër i shëndoshë u godit nga një rrymë e këndshme me ajër të freskët. Kondicioneri i dhomës, i ndezur që një mbrëmje më parë, e kishte bërë punën e vet në mënyrë fantastike.
«Ãa mrekullie» tha. «Nuk po mundja ta duroja dot më atë të nxehtë asfiksues.»
«Sikur të vendosje të bëje një dietë serioze dhe të liroheshe nga gjithë ai dhjamë që mban me vete, i nxehti nuk do të të bezdiste edhe aq shumë.»
«Por ti gjithmonë me tulet e mia kapesh?»
«Quaji tule. Do mund të rrije pa merak një muaj pa ngrënë» u shpreh tipi i hollë që shpërtheu menjëherë pas kësaj në një të qeshur me zë të lartë.
«Po bëj sikur nuk e dëgjova.»
Apartamenti i vogël që të dy e përdornin si bazë ishte rregulluar në mënyrë krejtësisht spartane. Në sallonin kryesor kishte vetëm një tavolinë të thjeshtë druri në ngjyrë të hapur me katër karrige në po atë ngjyrë dhe një divan të rëndë ngjyrë gri të errët me shiltet dhe krahët e ngrëna. Në qoshen në afërsi të derë-dritares që shikonte mbi një oborr të trishtueshëm, një vazo plastike ngjyrë kafe mbante brenda ato çka kishin mbetur nga një lule Washingtonia Filifera e cila, pavarësisht rezistencës së saj ndaj klimës së thatë, ishte tharë disa javë më parë si pasojë e mungesës së ujit. Banjoja tepër e vogël tregonte shenja të dukshme të neglizhencës. Disa pllaka kishin dalë nga vendi dhe njolla të mëdha të errëta mbi tavanin e dalë boje dëshmonin për rrjedhje uji që asnjëherë nuk ishte ndrequr. Dy dhoma gjumi tepër të ngushta, secila me nga një krevat të vetëm dhe një komodinë të prishur, bashkë me një aneks guzhine ku gjendej një mobilje të paktën njëzet vite e vjetër, kompletonin gjithçka tjetër të atij të ashtuquajturit apartament.
«Natyrisht që përsa i përket shijeve në zgjedhjen e skutave, ti je vërtet më i miri, hëë?» komentoi tipi i gjatë dhe i hollë.
«Pse? Ãfarë ka që nuk shkon në këtë vend?»
«Ãshtë një mishmash. Ja çfarë ka që nuk shkon. Këtu flasim gjithmonë për të bërë një thes me pare por, në fund, katandisemi përherë në këto gjiriza të shpifur.»
«Por ti gjithmonë ankohesh» ia ktheu ai i shëndoshi. «Të përpiqemi se mos e vendosim këtë gjënë dhe do ta shohësh që do të rregullohemi një herë e mirë.»
«Epo, meqë e thua ti... Puna është se unë nuk jam edhe aq i bindur.»
«Ec tani, më kalo kompjuterin portabël që të tregoj një gjë.»
Tipi i hollë mori nga mbrapa divanit një çantë të vogël të zezë me rrip dhe nxori prej andej një notebook ngjyrë gri të errët. E kqyri për një çast pastaj ia kaloi shokut të tij që e vendosi mbi tavolinë dhe e ndezi. Ndenjën të dy për pak duke vështruar ekranin ndërkohë që sistemi përfundonte proçedurën e ndezjes, derisa në një moment të caktuar, tipi i hollë shfryu «Nuk i duroj dot më këto gjëra. Po kaloj orë të tëra duke parë kolona progresi, ora me rërë që rrotullohen, azhornime të ndryshme... Si është e mundur që nuk arrihet që të bëhet një kompjuter që të funksionojë si televizor? Shtyp butonin dhe ndizet.»
«Tamam, do të ishte vërtet gjë e bukur. Kurse unë, gjëja që urrej më shumë është kur, pasi ke mbaruar së punuari dhe do ta fikësh për të vajtur në shtëpi, kompjuteri të paraqet një goxha mesazh ku shkruhet âMos e fik kompjuterin. Azhornimi i instalimit nga 1 në 325 është duke u ekzekutuar...â dhe të takon të presësh gjysëm ore ndërkohë që bën ato punët e veta. Po a nuk mund tâi bënte që më parë ato dreq azhornimesh? Duhej të më priste pikërisht mua që të bëhesha gati për tâu larguar?»
«Eh, informatika. Ndoshta, programuesit që kanë projektuar këto sisteme gëzohen madje kur na shohin ne të shkretët e pakallur që shkatërrojmë nervat para âkrijimeveâ të tyre.»
«Po thua se e bëjnë kastile?»
«Nëse mendon se sot, për të shkruar një letër, nevojitet një kompjuter me një forcë përpunuese miliarda herë më të madhe se ajo që misionet Apollo kanë përdorur për të dërguar njeriun në hënë, ma ha mendja se diçka është duke shkuar keq në evoluimin teknologjik.»
«Por, ti je eksperti» komentoi ai i holli. «Me siguri që, kohë kanë humbur shumë por pa këto pajisje tashmë nuk do arrijmë dot të shkojmë as në banjë.»
«Lëre fare, ec tani se më mirë është. Shiko më mirë se çfarë kam zbuluar gjatë netëve të mia pa gjumë.»
Burri trupmadh shfaqi mbi ekran një sërë imazhesh që duhej tâi kishte marrë në ndonjë arkiv vërtet jo publik. Shfletoi disa prej tyre dhe pastaj tha «Ja pra. Ato që po sheh tani besoj se janë një seri kombinimesh karakteresh kuneiforme, që janë në gjendje të aktivizojnë funksione të tjera shtesë të kësaj pajisjeje.»
«Po ku i ke marrë?» pyeti i holli me habi.
«Nëse ta them, atëherë më duhet të të vras pastaj» iu përgjigj trashaluqi me një pamje shumë serioze.
Tipi i gjatë dhe i hollë ngeli për një çast si i paralizuar pastaj e kuptoi që shoku i tij kishte bërë siç dukej një shaka dhe, pasi i dha një goxha shkelm, tha «Je vërtet trap. Hajt pra më lër të shoh atë zbulimin e parrëfyeshëm.»
Вы ознакомились с фрагментом книги.
Для бесплатного чтения открыта только часть текста.
Приобретайте полный текст книги у нашего партнера: