скачать книгу бесплатно
«Gjëja padyshim e çuditshme është se sensorët nuk po zbulojnë asgjë nga ajo që po na shohin sytë.»
«Nuk di çâtë të them. Ndoshta janë dëmtuar nga shpërthimi.»
«Po edhe nëse është bërë tani një test dhe gjithçka rezulton në rregull» këmbënguli Azakisi në mëdyshje.
«Atëherë ajo gjëja që po shohim duhet të jetë bërë nga ndonjë lloj materiali i panjohur për ne dhe që sensorët tanë nuk janë në gjendje ta ekzaminojnë.»
«Do të më thuash se tokësorët kanë arritur të shpikin një përbërje që nuk e njohim as ne, e kanë sjellë këtu lart dhe që kanë ndërtuar një bazë ose diçka të ngjashme me të?»
«Dhe, për më tepër që tani ne ia kemi prishur» komentoi Petri i dëshpëruar.
«Miqtë tanë nuk reshtin kurrë duke na surprizuar, hë?»
«Ãshtë e vërtetë... Bah, shëtitjen e vockël e bëmë të tërën. Do thoja që ta lëmë për momentin. Kemi gjëra akoma më të rëndësishme për të bërë tani. Si thua shefo?»
«Them se ke plotësisht të drejtë. Duke parë se nga Theosi nuk duket të ketë mbetur ndonjë gjë që mund të hyjë në punë, mendoj se edhe mund të ikim prej këndej.»
«Itinerari në drejtim të Tokës?»
«Kthehemi në kampin e Elisës dhe të përpiqemi të përdorim H^COM-in e tyre për të hyrë në kontakt me Nibirun.»
«Po shokët tanë të udhëtimit? Nuk mund tâi lëmë aspak këtu lart» tha Petri.
«Duhet të rregullojmë një bazë mbështetëse në Tokë. Mund të ngremë ndonjë lloj kampi afër me atë të miqve tanë.»
«Më duket ide e shkëlqyer. Të njoftoj pjesën tjetër të ekuipazhit?»
«Po. Jepu atyre kordinatat e kampit të gërmimeve dhe kërkoju që të organizojnë përgatitjen e një strukture emergjence. Ne do të zbresim të parët dhe do të përpiqemi që të kontaktojmë me të Moshuarit.»
«Nisemi» tha Petri gjithë gëzim. «Dhe të mendosh se, deri para pak minutave, isha në merak se si do të mundja të kapërceja mërzinë që do më kaplonte gjatë udhëtimit të kthimit.»
Në të njëjtin çast, në një largësi prej afro 500 U.A. nga dielli ynë, një objekt i çuditshëm me formë vezake u shfaq praktikisht nga hiçi, i paraprirë nga një vetëtimë kaltëroshe që theu të zezën absolute të hapësirës kozmike. U zhvendos në vijë të drejtë për afro njëqind mijë kilometra me një shpejtësi të jashtëzakonshme para se të zhdukej sërish, i përpirë nga një tip vorbulle gjigande në ngjyrë argjendi me reflekse prej ari. E gjitha kjo zgjati vetëm pak sekonda, pas së cilës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai vend aq i largët dhe i shkretë i hapësirës së thellë u zhyt prapë në qetësinë e plotë ku ishte gjendur deri më tani.
Tell-el-Mukayyar â Kontakti me Nibirun
«Po, kolonel» foli me ton shumë të zbutur, një zë nga ana tjetër e telefonit. «Ãshtë vënë re, nga disa pika vrojtimi në tokë, një vetëtimë e panatyrshme që ka të ngjarë të jetë lëshuar nga hëna.»
«Por hëna nuk lëshon âvetëtimaâ» ia ktheu Xheku duke kundërshtuar.
«Për këtë keni të drejtë, zotëri. Mund tâju them vetëm se shkencëtarët tanë janë akoma duke analizuar të dhënat e përftuara me qëllim që të zbulojnë shkakun.»
«Domethënë, nuk keni marrë vesh ndonjë gjë.»
«Bah, unë nuk do ta kisha thënë kështu por besoj se konkluzioni juaj mund të konsiderohet i drejtë.»
«Po si flet edhe ky» i tha Xheku Elisës e cila ishte afruar aty dhe ndërkohë, mbylli me dorë celularin e mikrofonit. «Në rregull. Faleminderit për informacionin» vazhdoi. «Ju lutem të më kontaktoni sapo të kemi lajme të tjera.»
«Do ta kemi në vëmendje, zotëri. Mirupafshim dhe ditë të mbarë» dhe mbylli këtu bisedën.
«Ãa të thanë?» e pyeti profesoresha.
«Po ja, duket se ka ndodhur diçka e pazakontë aty lart por askush nuk ka gjetur ndonjë shpjegim të saktë.»
«Jam gjithmonë e më e bindur se miqve tanë u ka ndodhur diçka.»
«Ec pra, mos bëj kështu. Kushedi se ku do kenë arritur ata tani me atë anijen e tyre fantastike.»
«Shpresoj vërtet me gjithë zemër por vazhdoj të kem një parandjenjë të pazakontë.»
«Dëgjo, për të hequr çdo dyshim, përse nuk përdorim atë pajisjen që na lanë dhe të provojmë të lidhemi me ta?»
«Por, nuk e di... Ata u shprehën se do të mund ta përdornim vetëm kur të mbërrinin në planetin e tyre... Nuk besoj se...»
«Shko merre dhe boll më» ia preu shkurt koloneli. Pastaj duke e kuptuar se ndoshta kishte qenë pakëz i ashpër, shtoi një «Të lutem» duke e shoqëruar pastaj me një buzëqeshje rrëzëllitëse.
«Në rregull. Nuk ka ku shkon më keq» tha Elisa ndërkohë që po nisej të merrte H^COM-in portabël. U kthye gati menjëherë dhe, pasi kishte rregulluar pakëz flokët e gjata, vuri përsipër atë lloj kokore të çuditshme dhe të rëndë.
«Më patën thënë që të shtypnim atë butonin aty» tha Xheku duke treguar butonin. «Pastaj sistemi do të bënte gjithçka vetë.»
«Ãa të bëj, ta shtyp?» pyeti Elisa me mëdyshje.
«Jepi pra, çfarë do që të ndodhë?»
Arkeologia shtypi butonin dhe, ndoshta duke i theksuar fjalët ca si tepër, tha «Alo? Më dëgjoni?»
Ndenji në pritje por asnjë përgjigje nuk mori. Priti akoma edhe disa çaste pastaj e provoi përsëri. «Alo... Alo... Petri, a je aty? Unë nuk dëgjoj asgjë.»
Elisa priti edhe disa çaste të tjera pastaj zgjati krahun dhe rrudhi supet.
«Shtype përsëri atë butonin» sugjeroi koloneli.
Provuan të përsërisnin proçedurën edhe disa herë të tjera por nga sistemi i komunikimit nuk erdhi për dreq as edhe një fishkëllimë fare e vogël.
«Nuk kemi çâtë bëjmë. Ndoshta diçka u ka ndodhur vërtet» pëshpëriti Elisa ndërkohë që hiqte H^COM-in nga koka.
«Ose ndoshta nuk kanë arritur akoma në fushën e veprimit të kësaj pajisjeje.»
Koloneli ende nuk e kishte mbaruar fjalën e fundit kur një zhurmë e çuditshme që vinte nga jashtë u tërhoqi vëmëndjen.
«Shiko Xhek» i tha Elisa me habi ndërkohë që zgjaste kokën nga tenda. «Sferat... Po riaktivizohen.»
Me zemrën në grykë, vrapuan të dy jashtë dhe, për habinë e tyre, panë piramidën virtuale të zbritjes që po merrte sërish formë. Miqtë e tyre po ktheheshin.
«A e pe se nuk janë hedhur në erë» tha Xheku i qetësuar.
«Ndoshta kanë harruar ndonjë gjë.»
«E rëndësishme është që janë mirë. Tani të mundohemi që të ruajmë qetësinë. Pas pak do të marrim vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.»
Proçedura e zbritjes u krye rregullisht dhe, në shumë pak kohë, figurat gjigande të dy alienëve u shfaqën tek platforma e zbritjes.
«Përshëndetje djema» bërtiti Petri duke tundur dorën e madhe sipër kokës.
«Po ça dreqin po bëni akoma këtu?» pyeti Xheku, ndërkohë që të dy po mbërrinin në tokë me anë të strukturës së lëvizshme.
«Po e ndjenim mungesën tuaj» iu përgjigj Petri ndërkohë që zbriste nga ai tip ashensori dhe më pas preku tokën, i ndjekur menjëherë nga shoku i tij i aventurave.
«Po bëheshim merak» tha Elisa më në fund e lehtësuar. «Kemi qenë dëshmitarë të diçkaje të pazakontë që ndodhi në hënë pak më parë dhe patëm frikë vërtet se mos ju kishte ndodhur ndonjë e keqe.»
«Për fat të keq e dashur, ka ndodhur vërtet diçka e keqe» tha Azakisi me një pamje të hidhëruar.
«Ja pra, e merrja me mend» tha Elisa. «Një zë brenda meje më thoshte diçka. Po ça ka ndodhur?»
«Ndodhi gjithçka krejt papritur.»
«Atëherë, do flasësh apo jo? Ec pra, mos na lër të rrimë nën tension. Na i thuaj të gjitha, tani.»
«Anija jonë nuk është më» i tha Azakisi me një frymë.
Të dy tokësorët u panë të shtangur për një çast. Pastaj qe Xheku që mori fjalën duke thënë «Po bën shaka? Ãfarë do të thotë kjo që ânuk është mëâ?»
«Do të thotë se, në këtë moment, copëza më e madhe e Theosit mund të rrijë qetë qetë në majën e gishtit tënd tregues.»
«Po si është e mundur të ndodhë? Dhe pjesa tjetër e ekuipazhit ku gjendet? A janë mirë të gjithë?»
«Po, mirë janë, faleminderit. Tani ndodhen tek tre anijet e tjera dhe pas pak do të vijnë edhe ata këtu. Nëse nuk ju vjen keq, do të përgatisim këtu një strukturë emergjence dhe do të mundohemi të sistemohemi në ndonjë farë mënyre.»
«Po sigurisht, ça problemi ka» tha Xheku. «Do tâju japim të gjithë ndihmën e mundshme. Nuk është fare nevoja ta kërkoni.»
«Si përfundim» shfryu Elisa e cila nuk po arrinte më të frenonte kureshtjen. «A do na e thuash apo jo se ça ka ndodhur aty lart?»
«Ãshtë një histori paksa e gjatë» tha Azakisi duke u vënë të ulej mbi një bidon llamarine të kthyer përmbys. «Rehatohuni.»
Pas nja dhjetë minutave, alieni u kishte rrëfyer atyre të gjithë historinë. Që nga humbja e sistemit të kontrollit në largësi, deri tek përpjekja për çaktivizimin e tij. Që nga pakujdesia e treguar për mosgjetjen e objektit të humbur, deri në riaktivizimin e papritur të instrumentit që kishte sjellë pastaj fillimin e proçedurës së vetëshkatërrimit.
«Po është e pabesueshme» u shpreh Elisa gjithë habi. «Kush mund të ketë qenë ai që shkaktoi një katastrofë të tillë?»
«Ka të ngjarë» tha Azakisi «që dikush ta ketë gjetur atë objektin e çuditshëm dhe i është vënë punës për të studiuar karakteristikat e tij. Pastaj do ketë gjetur ndonjë informacion në mes të miliona të dhënave që kemi shkarkuar në serverat tuaj, pra në njëfarë mënyre, do ketë arritur që ta ndezë përsëri, duke shkaktuar atë që tashmë dihet.»
«Ãa dreqin» murmuriti koloneli i mërzitur. «Ngjan si një histori aq absurde... Dhe ju, duke e ditur rrezikshmërinë e një pajisjeje të tillë, nuk bëtë asgjë për ta gjetur prapë?»
«Faji qe i imi» tha Petri, duke u futur në diskutim. «Besoja se e kisha çaktivizuar plotësisht dhe mendoja se asnjë tokësor, edhe nëse do ta kishte gjetur prapë, nuk do të qe në gjendje ta riaktivizonte.»
«Ndërsa në fakt ndodhi» shtoi Xheku. «A e keni idenë se ku ua kanë marrë?»
«Sinqerisht pandehnim se e kishim humbur gjatë rikuperimit të kristalit të Zenios por, me shumë gjasa, duhet të ketë përfunduar në ndonjë vend shumë më të populluar. Aty poshtë nuk kishte asnjeri.»
«Zak, më erdhi një mendim» thirri Petri duke u ngritur në këmbë. «Besoj se, duke u përpjekur pak, ndoshta mund të rikthehemi te momenti kur pulti i kontrollit u zhduk nga rripi yt i mesit.»
«Tashmë nuk ka edhe aq rëndësi por duhet të them se edhe unë jam pak kureshtar.»
«Në rregull. Atëherë para së gjithash, të shohim që të informojmë të Moshuarit mbi situatën tonë dhe sapo të kemi mbaruar me këtë, do të përpiqem ta gjej këtë informacion.»
«Elisa» foli atëherë Azakisi. «Për fat të keq i vetmi H^COM që kishim, përfundoi copë e çikë bashkë me Theosin. A do mund të na jepje atë që të lamë para se të niseshim?»
«Po thua për kokoren? Sigurisht që po. Po e sjell menjëherë.»
«Për fat të keq, gjendja është e rëndë» pëshpëriti Azakisi i kthyer nga koloneli, sapo Elisa u largua aq sa nuk mundej të dëgjonte dot. «Edhe nëse arrijmë të lidhemi me të Moshuarit, mundësitë që kemi për tâu kthyer në planetin tonë praktikisht janë zero.»
«Por nuk mund të dërgojnë dikë që tâju marrë? Edhe Zaneki ka një anije si e juaja apo gaboj?»
«Për fat të keq motorët e anijes së tij janë shumë më pak të fuqishëm se të anijes sonë. Prandaj dhe iu desh në fakt që të nisej menjëherë pas kalimit të Kodonit. Nëse nuk do të nisej në atë moment, nuk do të ishte më në gjendje të kapte Nibirun që po largohej me shpejtësi. Ne mundëm të qëndronim këtu shumë më shumë pikërisht në sajë të motorëve tanë eksperimentalë. Për fat të keq, Theosi ishte i vetmi nga flota jonë që kishte motorë të atij lloji. Prodhimi dhe montimi i dy motorëve të rinj mund të kërkonte shumë shumë kohë. Shumë shumë nga koha âjonëâ.»
«Do të thuash se mund të qëndroni këtu deri në kalimin e ardhshëm të Nibirut?»
«Ja ku është» u shpreh Elisa ndërkohë që kthehej me shpejtësi në drejtim të tyre.
«Për fat të keq, po Xhek» tha Azakisi nën zë, ndërkohë që ngrihej për të marrë kokoren H^COM që po ia jepte arkeologia.
«Faleminderit Elisa» foli alieni dhe e vuri në kokë. «Të shohim nëse funksionon.»
«Me thënë të drejtën e provuam edhe ne por nuk arritëm të flisnim me ndokënd.»
«Janë punët e mikut tim» komentoi Azakisi duke parë në drejtim të Petrit. « Ãdo gjë që bën ai, asnjëherë nuk punon.»
«Simpatik si gjithmonë» iu përgjigj Petri me një pamje serioze. «Do ta kujtoj kur të më kërkosh që të sistemoj banjën tënde.»
«Tamam» tha Elisa duke vënë buzën në gaz. «E kujtoj mirë se si funksionojnë banjat tuaja. Një eksperiencë me të vërtetë e paharrueshme.»
Të katër së bashku shpërthyen duke qeshur me zë të lartë, ku pas saj, Petri i mori kokoren Azakisit nga duart dhe tha «Prit, ore mosmirënjohës. Më parë duhet të ndryshoj modalitetin. Sistemi ishte programuar për të na telefonuar neve tek Theosi i shkretë dhe nuk besoj se mund të përgjigjet dikush atje.»
Alieni u mor për pak kohë me komandat e H^COM-it portabël pastaj, kur u kënaq me funksionimin e tij, ia kaloi prapë shokut duke i thënë «Provoje tani. Të shpresojmë se nuk më ka tradhtuar kujtesa dhe të arrij ta konfiguroj për tâu lidhur me personin që duhet.»
Azakisi nuk pati fare dyshime për kujtesën e mikut dhe vuri kokoren në kokë. Shtypi butonin e ndezjes dhe priti gjithë durim. Kaloi thuajse një minutë para se pamja tredimensionale e fytyrës kockore të shefit të tij I Moshuari të projektohej direkt në retinën e syve të tij paksa të lodhur.
«Azakis, është kënaqësi të të shoh» i foli interlokutori tullac duke ngritur krahun e djathtë të hollë në shenjë përshëndetjeje. «Po nga po më merr? Figura jote po më shfaqet shumë e pazakontë dhe e shtrembëruar.»
«Ãshtë një histori e gjatë» iu përgjigj alieni. «Ajo që po përdor tani është një pajisje e rastit për komunikimet në largësi të madhe.»
«Pra ti nuk qenke në anijen tënde? Mos më thuaj që nuk jeni nisur akoma. A e di apo jo, se kufiri kohor për të na arritur është tashmë drejt fundit?»
«Pikërisht për këtë doja tâju flisja.» Bëri një pauzë të shkurtër për të gjetur fjalët më të përshtatshme pastaj vazhdoi duke thënë «Ndodhi diçka e papritur... Anija jonë nuk është më.»
«Si nuk është më? Ãfarë do të thuash?»
«U hodh në erë. U aktivizua sistemi i vetëshkatërrimit dhe arritëm në kohë që të shpëtonim kokën para se të përfundonte copa copa.»
«Por atë proçedurë mund ta aktivizoje vetëm ti me sistemin tënd të kontrollit në largësi. Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?» pyeti i Moshuari i shtangur.