banner banner banner
Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë
Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë
Оценить:
Рейтинг: 0

Полная версия:

Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë

скачать книгу бесплатно

Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë
Alan T. Norman

Kriptomonedha, Bitcoin, ICO, regjistri elektronik i transaksioneve, verifikimi...

Kur i dëgjonin këto fjalë vetëm disa vite më parë, njerëzit thoshin: është një mashtrim, flluskë financiare! Nuk ka kuptim të investosh, çmimi është shumë i ulët!

Asnjë vend nuk do ta njohë ndonjëherë kriptomonedhën! Është një skemë piramidale e dukshme! Është një lloj argëtimi për të fiksuarit pas teknologjisë! Deri kohët e fundit, kriptomonedha ishte parë si një lloj argëtimi për një pjesë njerëzish të zgjedhur, të cilët blenin dhe shisnin diçka dhe besonin se një monedhë e re do të zbulohej një ditë! Nuk është serioze, ajo do të bjerë në kolaps për disa vjet.

Kriptomonedha, Bitcoin, ICO, regjistri elektronik i transaksioneve, verifikimi...

Kur i dëgjonin këto fjalë vetëm disa vite më parë, njerëzit thoshin: është një mashtrim, flluskë financiare! Nuk ka kuptim të investosh, çmimi është shumë i ulët!

Asnjë vend nuk do ta njohë ndonjëherë kriptomonedhën! Është një skemë piramidale e dukshme! Është një lloj argëtimi për të fiksuarit pas teknologjisë! Deri kohët e fundit, kriptomonedha ishte parë si një lloj argëtimi për një pjesë njerëzish të zgjedhur, të cilët blenin dhe shisnin diçka dhe besonin se një monedhë e re do të zbulohej një ditë! Nuk është serioze, ajo do të bjerë në kolaps për disa vjet.

Me siguri që keni qenë edhe mes atyre njerëzve që nuk i morën seriozisht Bitcoin dhe kriptomonedhën, por ngjarjet aktuale bënë që edhe skeptikët më të mëdhenj të gabonin.

Çmimi aktual i Bitcoin është 40,644 $* Çmimi i kriptomonedhës më të njohur vazhdimisht thyen të gjitha rekordet e pamendueshme. Akumulimi i kapitalit është rreth 742 miliardë dollarë. Njohja botërore Ekonomitë më të mëdha në botë - India dhe Japonia - e njohën Bitcoin si monedhën zyrtare. Autoritetet amerikane e njohën kriptomonedhën si aset. Dhe ky është vetëm fillimi. Verifikimi në shkallë industriale Tregu i kriptomonedhës ndryshon jashtëzakonisht shpejt dhe është pothuajse e pamundur të monitoroni situatën dhe të merrni vendimet e duhura vetë. Shumica e njerëzve nuk kanë përvojë të duhur, kohë dhe para për këtë.

Libri im jep informacione elementare por mjaft të gjera për ata njerëz që nuk ndjekin një ylber, por duan të ndërtojnë një biznes fitimprurës për një kohë të gjatë në një nga zonat e kriptomonedhës: nga verifikim në investim.

Pra, ky libër nuk ka të bëjë me:

- Mënyrat e paligjshme të fitimit të parave

- Lavdërimi i kriptomonedhës dhe nxitja për të investuar në të deri në qindarkën e fundit

- Teknikat e mashtrimit dhe fitimi i ca parave shpejt e shpejt

- Teori e mërzitshme dhe e pakuptimtë

- Mënyrat për të fituar miliona pa investime dhe rreziqe

Ky libër do t'ju ndihmojë për të mësuar sa vijon:

- Cila mënyrë ju shkon më për shtat për të fituar para në tregun e kriptomonedhës.

- Ku duhet të filloni nëse keni vetëm 500 dollarë.

- Çfarë informacioni në lidhje me kriptomonedhën e mbajnë të fshehtë ekspertët (Shikoni vetëm anën pozitive të tij!).

- Si të përpunoni një strategji personale, të krijoni biznesin tuaj të kriptomonedhës dhe të fitoni 3.000-10.000 dollarë tuaj të parë që në vitin 2021.

Gjithashtu mund të garantoj që ju:

- Të merrni parasysh prirjen kryesore të monedhës së sotme, edhe nëse nuk keni asnjë ide për për ekonominë, financën dhe teknologjinë.

- Të kuptoni nëse vërtet dëshironi të investoni në kriptomonedhë (ndoshta, ky lloj biznesi nuk ju përshtatet aspak dhe do të kurseni kohën tuaj)

- Të mësoni se si të kontrolloni rreziqet dhe të mos investoni në monedhën e parë në dispozicion

- Të merrni në konsideratë përvojën time, të mbroheni nga dështimet e mundshme dhe derdhja e parave në lumë, që do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme nëse ju erren sytë.

Kështu, qëllimi im është mjaft i thjeshtë:

- t'ju ndihmoj të krijoni dhe të zhvilloni biznes në një nga zonat e kriptomonedhës.

- Gjeni 7 strategji të investimit në kriptomonedhë + 2 strategji të përsosura sot!

Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë

Udhëzuesi Përfundimtar Për Bllokzinxhirin, Verifikimin, Tregtimin, ICO, Platformën Ethereum, Bursat, Kriptomonedhat Kryesore Për Investim Dhe Strategjitë E Përsosura Për Të Bërë Para

Alen T. Norman

Përkthyesi: Aurel Manushi

Merrni librin tuaj falas Balenat Bitcoin

(Gjejeni në fund të një libri)

Të drejtat e autorit © 2017 nga Alan T. Norman.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, shpërndahet, ose transmetohet në ndonjë formë ose me ndonjë mjet, përfshirë fotokopjimin, regjistrimin, ose metoda të tjera elektronike ose mekanike, ose me ndonjë sistem të ruajtjes dhe rikuperimit të informacionit pa lejen paraprake me shkrim të botuesit, përveç në rastin e citateve shumë të shkurtra të mishëruara në rishikime kritike dhe përdorime të caktuara jotregtare të lejuara nga ligji i të drejtës së autorit.

Tabela E Përmbajtjes

Tabela E Përmbajtjes (#ulink_ee1e9e31-e787-5d64-987a-b91fc5e27540)

Pse Duhet Ta Lexoni Këtë Libër (#ulink_3cf82f05-70b5-55a4-be62-04220c2c18f2)

Kapitulli 1. Mitet Për Kriptomonedhën Dhe Rregullat Kryesore Të Tregut Të Kriptomonedhës (#ulink_bbbbd8ba-3645-5aea-98d6-0a09d339b00e)

Mitet e Kriptomonedhës (#ulink_02e4805b-c278-58eb-934b-16ebf9db5bf4)

Pse Duhet Të Hyni Tani në Botën E Biznesit Të Kriptomonedhës (#ulink_95c59f8e-dcbb-5133-b8fc-43c9733d5884)

Caktimi i qëllimeve dhe identifikimi i rregullave kryesore të tregut (#ulink_53267578-d3f2-568e-891a-51c845303ed0)

Kapitulli 2. Parimet themelore të kriptomonedhës dhe Batmani i kohëve tona (#ulink_e6c113fa-2e71-5edd-85b2-df1f2d35d21f)

Përparësitë e kriptomonedhës (#ulink_253aa279-c189-504d-b22e-8d2560ad2368)

Shpikësi i Bitcoin dhe pse ai është Batmani i kohërave tona (#ulink_559b8b9c-2895-562f-b10d-841834d896c0)

Kapitulli 3. Bitcoin dhe verifikimi (#ulink_73d5b838-6028-5a36-a1b9-94f34841fd78)

Si funksionon procesi verifikues (#ulink_035f7a16-d237-50ca-8453-4d9192dd0ea6)

Prova e Punës dhe pse është e rëndësishme (#ulink_8d7748ce-c162-5482-85a1-042502615497)

Kapitulli 4. Bllokzinxhiri (#ulink_68e69cbd-0cd0-5a43-a781-bb028b02c2fd)

Si funksionon Bllokzinxhiri? (#ulink_8ca99966-b0f6-5cfe-8aac-7afe32611c4b)

KAPITULLI 5. Portofolet ose si të ruajmë të sigurtë Bitcoin (#ulink_6da3aa1b-5f3d-5ddd-8fcb-50b2cc85892c)

Depoja e ftohtë dhe karta e debitit Bitcoin (#ulink_8676cde3-2ec2-5346-8d2a-3db666ff9def)

Kapitulli 6. Platforma Ethereum (#ulink_aeed252b-7e79-5909-af3a-960168507aba)

Krijimi dhe si funksionon

Kontratat inteligjente (#ulink_1ca9a944-b83a-522b-880d-43583da27c17)

Kapitulli 7. 10 Kriptomonedhat më të mira dhe ku t’i gjurmoni çmimet e tyre (#ulink_411780eb-1a84-500d-925c-3866723cdbd5)

Kriptomonedhat më të mira (#ulink_793556a7-d88b-5f09-a532-534ce0503310)

Kapitulli 8. Shkëmbimet kryesore të kriptomonedhave (#ulink_524343fa-f805-5cf6-8927-ef9b6831da99)

Si të regjistroheni në bursën e kriptomonedhave (#ulink_77c0318a-3671-5ab3-a25f-0dde1952a7c0)

Kapitulli 9. Bursat digjitale të monedhave (#ulink_951bfaa6-26e2-5f87-9067-2bdccc1b2b04)

Ku mund të gjeni bursa të sigurta dhe të besueshme të monedhës digjitale? (#ulink_cf1a207b-f555-5a1a-8179-a01f07ff7172)

Kapitulli 10. Si të fitojmë kriptomonedha (#ulink_73a8c74e-ad0e-5c90-b9e8-ad45b72decae)

Rishitja e kriptomonedhës (#ulink_dc334965-2686-5409-b063-2815c64c4a49)

Bërja e investimeve afatgjata: një vështrim më në thellësi (#ulink_c36568d5-198d-5163-b9a5-1620cdb48334)

Tregtimi: Një shikim më në thellësi (#ulink_bc2a01b9-c47d-58eb-bdff-ce1dee4e8447)

Verifikimi: Një shikim më në thellësi (#ulink_b919f575-6955-597f-a4be-50d23b33da2e)

ICO (#ulink_9656ac61-08c2-566b-94ca-057082954b17)

Kapitulli 11. ICO-të (#ulink_4fdf89b4-6e5b-55d1-a266-f96b1a350a52)

ICO-të kundrejt IPO-ve (#ulink_7190c5c3-a146-556e-99af-79d5f58f6f93)

Si të bëjmë dallimin mes ICO-ve premtuese dhe skemave piramidale (#ulink_1c31b877-acfe-5ff9-8454-3487ca35ba95)

Si të identifikoni ICO-të e mira (#ulink_54956b20-c09c-5631-9c36-3c0987699716)

Si të merrni pjesë në ICO (#ulink_0819e7dc-6470-539e-a267-cac852d80e24)

Kapitulli 12. Tregtimi (#ulink_ce4e6bf4-051f-5e9b-8b81-26ec71c77f9e)

Vendosja e porosive në bursë (#ulink_da7287c7-387a-5330-9438-030a5bd3ce2c)

Tregtimi me marzhe (#ulink_f8a79dc5-04cf-5277-9dec-a63b91c54714)

Tregtimi ditor dhe tregtimi me pozicione afatgjata (#ulink_43975c5e-56f9-51fc-aaea-c8921ad45e68)

Analizimi i Modeleve të Grafikut (#ulink_3e29865b-1dc2-5d72-8a0e-6ca34647890d)

Kapitulli 13. Strategjitë e investimeve (#ulink_2ac1ffe2-8abe-5a50-8aa8-0de7cf2706e4)

7 strategji të investimeve + 2 strategji të përkohshme (#ulink_f8d8fc6b-9df5-52f2-9986-b2a98b529d47)

Kapitulli 14. Menaxhimi i rrezikut dhe parave (#ulink_8a364fea-7d6f-5a74-a82a-ef1a554fe029)

Kapitulli 15. Mendësia e investitorit dhe këshilla të dobishme (#ulink_3518eeae-ccec-5df5-a1df-4bc43374c66d)

Përfundim (#ulink_7d29b363-6722-507b-b56c-4adcaa75a454)

Rreth autorit (#ulink_036763ac-ee0c-5ac3-a4d7-6ba756b1e395)

Libri falas Balenat e Bitcoin (#ulink_e7eeb4fc-1b54-511f-a839-1d6113b65caf)

Pse Duhet Ta Lexoni Këtë Libër

Shumica e njerëzve i presin idetë e reja me shumë frikë, skepticizëm, madje edhe me mohim. Sigurisht, është shumë më e sigurt të qëndroni në zonën e rehatisë dhe të vazhdoni të ecni në rrugën e rrahur. Sidoqoftë, në një moment të caktuar, ndoshta ia vlen të pyesni veten: sa larg do të më çojë kjo rrugë? Më shumë gjasa, kjo nuk do t’ju çojë më larg se dera tjetër e jetës suaj.

Lëvizja është përparim. Prandaj, nuk duhet të keni paragjykime dhe të mësoni gjëra të reja në mënyrë që të mos ngeleni prapa ndërsa bota vazhdon të ecë përpara. Kjo është e vërtetë për shumë fusha të jetës sonë dhe në financat personale, madje edhe më shumë.

Për njërën, paratë e letrës nuk janë më të përhapura. Me siguri do të pranoni që është më e përshtatshme të paguani për kostot dhe komoditetet tona me kartën e vogël plastike të lëshuar nga banka juaj. Kjo lloj shlyerjeje pa para në dorë është shumë më e mirë edhe për arsye sigurie.

Jo shumë kohë më parë, njerëzimi zbuloi një tjetër lloj paraje, krejtësisht të re – para digjitale ose kriptomonedhë. Ky është një brez i ri i monedhës, që krijohet përmes përdorimit të softuerit të kriptimit. Këto njësi të kriptomonedhës formohen dhe ruhen përmes kriptimit algoritmik.

Do të doja të përqendrohesha pak në llojet e problemeve që kriptomonedha mund të zgjidhë. Kjo është një çështje që do të shtroj gjatë këtij libri, por tani dua ta përqendroj vëmendjen tuaj në një koncept të quajtur besim. Ky është një problem i rëndësishëm që e zgjidh kriptomonedha. Më lejoni të shpjegoj duke përdorur një shembull nga jeta ime.

Vendosa që doja të krijoja një biznes dhe të fitoja para kur isha në shkollë. Bashkë me tre shokë të shkollës u nisëm për të shitur lule. Secili prej nesh shënoi informacionin për fitimet e veta në një fletore të vjetër, të cilën ia kalonim njëri-tjetrit. Kur kjo fletore përfundoi në duart e mia, dhe unë vërtet doja akullore😊, pyesja veten nëse mund të ndryshoja shifrat e shkruara për përfitimin tim. Por, e qortova veten dhe mendova: po sikur shoku im të bënte të njëjtën gjë? Kështu, është e qartë se mosbesimi mund të lindë edhe midis shokëve më të ngushtë. Kriptomonedha e zgjidh këtë problem pasi nuk na lejon të shtojmë ose ndryshojmë diçka sapo të jetë në sistem.

Sidoqoftë, shfaqja e kriptomonedhës, e cila zgjidh problemin e madh të besimit, nuk duhet të shoqërohet me shpërthimin e një komete, një dhuratë nga lart ose ndonjë lloj tjetër të fillimit të përrallës. Në fakt, krijimi i kriptomonedhës është shumë më i thjeshtë.

Së pari, u shfaqën teknologjitë përkatëse, të tilla si SHEMBULL, dhe pastaj kriptomonedha u ngrit në bazë të tyre, e ndjekur nga verifikimi (prodhimi i kriptomonedhës). Vetëm më pas, fishat, ICO-të dhe modelet e ndryshme të biznesit të kriptomonedhës u krijuan në bazë të gjithë këtij ekosistemi. Regjistri, i cili mbron nga manipulimi (d.m.th. depoja e bazës së të dhënave), u bë teknologjia e parë në ekonominë e kriptomonedhës. Ekziston një veçori e vogël (ose më saktë e madhe) e regjistrave të tillë: mund të fusni çdo të dhënë në këtë bazë të dhënash por nuk mund të falsifikoni asgjë ose të fusni informacion më të hershëm. Këto kontrata vetëzbatuese janë teknologjia e dytë e rëndësishme në botën e kriptomonedhës. Ato janë të mbërthyera fort në bazën e të dhënave.

Nuk do të futem thellë në detajet prapa gjithë kësaj teknologjie në këtë libër, meqenëse i shpjegova bazat në librin tim të mëparshëm, Duke zotëruar Bitcoin për Fillestarë. Në manualin e tanishëm, do t’ju tregoj se si funksionon kriptomonedha, dhjetë kriptomonedhat kryesore dhe cilat janë shkëmbimet e kriptomonedhës dhe ato të monedhave digjitale. Do të shpjegoj edhe zbatimin teknik të Bllokzinxhir, platformën Ethereum dhe shumë çështje të tjera të botës së kriptomonedhës. Pika më interesante është se do të përshkruaj shumë strategji të mençura të investimeve.

Që në fillim, dua t’ju paralajmëroj se tregu i kriptomonedhës është aktiv dhe në ndryshim. Funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Prandaj, informacioni që ishte i përditësuar ditën kur kam shkruar librin, mund të mos jetë aq i freskët ditën kur e lexoni. Do të rekomandoj burime në këtë libër, të cilëve mund t’u referoheni në mënyrë që të ecni me kohën.

Gjëja e fundit që duhet përmendur këtu: Supozoj se ka skeptikë midis lexuesve të këtij libri. Pajtohem që, kur ndeshim ide krejt të reja, duhet ruajtur njëfarë skepticizmi, por duhet të jemi edhe të arsyeshëm. Prandaj, para se të bëj përfundime të nxituara në lidhje me kriptomonedhën, sugjeroj të lexoni me kujdes librin dhe pastaj të analizoni informacionin që ndaj këtu. Me sa u tha, mbajeni pezull vendimin tuaj për kriptomonedhën për momentin.

Nëse jeni gati të zhyteni në botën e kriptomonedhës, jepini!

Kapitulli 1. Mitet Për Kriptomonedhën Dhe Rregullat Kryesore Të Tregut Të Kriptomonedhës