banner banner banner
Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj
Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj
Оценить:
Рейтинг: 0

Полная версия:

Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj

скачать книгу бесплатно

Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj
Yael Eylat-Tanaka

Çfarë do të thotë sukses? Si matet ai: pasuri, famë, shumë miq? Ky libër eksploron shumë shtresa të asaj që përbën suksesin e vërtetë dhe se si dikush mund ta arrijë atë.

Suksesi është ajo që të gjithë pretendojnë se duan; e megjithatë, pak janë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë të mjaftueshme se çfarë është. Për shumë, suksesi është famë dhe pasuri, ndonëse ata që me të vërtetë e arrijnë atë “qëllim” janë relativisht të paktë. Në fakt, suksesi është një koncept i menjëhershëm që kërkon ngritje dhe ripërcaktim të vazhdueshëm: Pasi të keni arritur atë që mendoni se është suksesi, duhet të vazhdoni të punoni për ta mirëmbajtur atë! Përkufizimi i suksesit nuk është i thjeshtë, por mjetet për të janë të hapura për këdo që me të vërtetë i miraton parimet e tij themelore. Për çudi, shumë prej atyre që nuk e shijojnë atë që kuptohet gjerësisht si sukses, ende pretendojnë të jenë të lumtur. Në fakt, siç do ta shohim, lumturia është një pjesë integrale e të gjithë fenomenit të suksesit.

JAEL EJLAT-TANAKA

Mendësia e Suksesit të

Udhëheqësve të Mëdhenj

________________________________________

(NUK JANË PARATË!)

Përkthyer nga Aurel Manushi

© 2021 - JAEL EJLAT-TANAKA

Libra të tjerë nga kjo autore

PËR LEXUESIN: M. Carling është uni im i dytë i supozuar për disa libra të letërsisë artistike.

Librat e shkruar me pseudonimin, M. Carling:

• Koha e udhëtimit

• Dhe Më Pas Nuk Kishte Asnjë (botuar 2016)

• Dunat e erës - Zemra që digjet

• Dunat e erës - Rëra fërshëllyese (botuar 2016)

• Dunat e erës - Kameleoni (botuar 2016)

Librat e shkruar me emrin tim të vërtetë, Jael Ejlat-Tanaka:

• Pjesë të zakonshme të jetës

• Ëndrrat - Poezi të Mendjes

• Liqeni i Heshtjes

• Libri i vlerave - Një udhëzues frymëzues për dilemat tona morale

• Libri Kompakt i Vlerave

• Dieta Siguron Jetën Tuaj - Shtatë Sekretet Thelbësore të Suksesit

• Libër veprimi për provën e dietës

• Mendësia e Suksesit të Udhëheqësve të Mëdhenj (Nuk Janë Paratë!)

• Daktilet Fraktale - Libër për t’u ngjyrosur për të Rriturit

• Britma! Tre histori të shkurtra terrori

• Hakmarrja e Gruas Mace

• Publikoni Librin tuaj duke përdorur CreateSpace

• Publikoni Librin tuaj në Kindle

• Publikoni Librin Tuaj me NOOK Press

• Publikoni Librin Tuaj në Smashwords

• Publikoni Librin Tuaj në BookTango

• Publikoni Librin Tuaj në mënyrën tuaj

• Altoparlanti Natyror - Arti i Kalimit Nga Frika te Mosfrika dhe Lënia e tyre pa fjalë

E drejta e autorit

E drejta e autorit 2016 @ Jaël Ejlat-Tanaka: Mendësia e Suksesit të Udhëheqësve të Mëdhenj (Nuk Janë Paratë!)

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet ose transmetohet në ndonjë formë, elektronike ose mekanike, përfshirë fotokopjimin ose postën elektronike, regjistrimin ose në ndonjë formë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, pa lejen paraprake të autorit.

Posta elektronike: Yael.prowordsmith@gmail.com (mailto:Yael.prowordsmith@gmail.com)

Mirënjohje

Shumë njerëz kanë dhënë ndihmesën e tyre në krijimin e këtij libri, që nga profesorët e dashur deri tek familja dhe miqtë e mi, që më mbështetën gjatë përgatitjes së këtij dorëshkrimi.

Falënderimet e mia shumë të veçanta për mikun dhe kolegun tim, Dr. Xhon E. Krist për mbështetjen e tij të palëkundur në drejtimin e përqendrimit tim dhe duke më ndihmuar të vazhdoj në detyrën time deri në përfundimin e këtij libri.

Prolog

A jeni i gëzuar?

A jeni i kënaqur me shëndetin tuaj fizik?

A keni para të mjaftueshme për të shijuar jetën?

A e doni familjen tuaj?

A keni miq të mirë?

A e shijoni kohën tuaj të lirë të mbushur me aktivitete dhe hobi që ju pëlqejnë?

A ju pëlqen puna apo profesioni juaj?

Këto pyetje janë krijuar për të nxjerrë një përgjigje psikologjike, emocionale. Në fakt, sa më thellë të futesh në këto pyetje, aq më shumë do të zbulosh për veten tënde. Këto pyetje pasqyrojnë se si ndiheni për jetën tuaj. Vëreni se si iu përgjigjën atyre: A kishte shumë “Po, por…” ose “Sigurisht, vetëm nëse ata…” ose “Sa do të doja!”

Në faqet vijuese, do të zbuloni se këto gjëra të paprekshme janë çështje qëndrimi - tregues jo të vëzhgueshëm, të matshëm. Jeta që bëni është plotësisht brenda kontrollit tuaj: Sa para keni, çfarë makine ngisni, njerëzit me të cilët kaloni kohën – të gjitha janë brenda kontrollit tuaj!

Vijoni të lexoni. Lejoni që idetë e këtushme të ndikojnë në ndryshimin e jetës tuaj për të cilën jeni të uritur.

Përmbajtja

E drejta e autorit v

Mirënjohje vi

Prolog vii

Parathënie xi

HYRJE 1

Kapitulli 1 Ndryshimi i paradigmës 3

Çfarë është suksesi - dhe çfarë nuk është 3

Hyrje në rrugën e mëkatit 4

Në kërkim të Vetvetes 6

Kapitulli 2 Vazhdimësia e një koncepti të pakapshëm 9

Suksesi nuk është një qëllim 9

Përbërësit e Suksesit 10

Kapitulli 3 Shtatë shtyllat e suksesit 11

Kapitulli 4 Cilësitë Thelbësore të Suksesit 25

Kapitulli 5 Fuqia e Madhe e Ndryshimeve të Vogla 29

Kapitulli 6 Qëllimet - Le të Jemi Realistë 33

Kapitulli 7 Udhëheqësit e Mëdhenj 45

Jezusi 46

Zigmund Frojdi. 46

Rëne Dekarti. 47

Buda. 47

Sokrati. 49

Markus Aurelius. 50

Aristoteli. 50

Abraham Maslou. 51

Albert Shvajcer. 51

Albert Ajnshtajn. 52

Xhosef Kempbell. 52

Konfuci. 53

Tomas Xheferson. 53

Vërejtje përfundimtare 53

Epilog - Forca Lidhëse 59

Bibliografi 67

Parathënie

Suksesi është ajo që të gjithë pretendojnë se duan; e megjithatë, pak janë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë të mjaftueshme se çfarë është. Për shumë, suksesi është famë dhe pasuri, ndonëse ata që me të vërtetë e arrijnë atë “qëllim” janë relativisht të paktë. Në fakt, suksesi është një koncept i menjëhershëm që kërkon ngritje dhe ripërcaktim të vazhdueshëm: Pasi të keni arritur atë që mendoni se është suksesi, duhet të vazhdoni të punoni për ta mirëmbajtur atë! Përkufizimi i suksesit nuk është i thjeshtë, por mjetet për të janë të hapura për këdo që me të vërtetë i miraton parimet e tij themelore. Për çudi, shumë prej atyre që nuk e shijojnë atë që kuptohet gjerësisht si sukses, ende pretendojnë të jenë të lumtur. Në fakt, siç do ta shohim, lumturia është një pjesë e pandarë e të gjithë fenomenit të suksesit.

Të gjitha konstruktet, qofshin materiale apo abstrakte, varen nga disa blloqe ndërtimi; dhe të gjitha strukturat duhet të kenë një themel mbi të cilin të ngrihet çdo nivel pasues. Suksesi është një konstrukt i tillë. Nga një themel i shëndoshë ndërtohet ngrehina e quajtur sukses. Trarët në formë I-je që mbështesin çatinë duhet të ndërtohen me integritet të materialeve dhe katalizatorëve inxhinierikë nëse ato do të mbështesin dhe përforcojnë të gjithë ngrehinën. Nëse një nga këta trarë çalon, fillojnë të shfaqen çarje dhe, me kalimin e kohës, e gjithë ndërtesa mund të shembet. Këta trarë janë ato që autori i quan shtylla. Ata nuk janë drejtpërdrejt intuitive dhe kërkojnë mendim për të vlerësuar plotësisht përkatësinë dhe rëndësinë e tyre në mbajtjen e strukturës së përgjithshme të quajtur sukses. Asnjë shtyllë nuk qëndron vetëm; shtyllat e shumta janë të nevojshme për të ndërtuar sukses të qëndrueshëm dhe ato shtylla duhet të ankorohen mirë nëse ndërtesa do t’i rezistojë kohës.

Grekët e lashtë besonin se një mendje e shëndoshë dhe një trup i shëndoshë janë të ndërlidhura dhe të lidhura ngushtë. Koncepti i suksesit ekziston brenda një paradigme të tillë. Pa fiziken në të cilën mishërohet mendja, ekzistenca nuk është e mundur. Prandaj, vëmendja ndaj integritetit të trupit ndikon në mënyrën se si mendja mund të arrijë qëllimet e dëshiruara. Nga kjo rrjedh se ekzistojnë gjithmonë elementë fizikë dhe jofizikë, të cilët hyjnë në krijimin e rezultateve më të mira të mundshme. Autorja ka identifikuar shtatë parime si shtylla thelbësore për krijimin e suksesit, megjithëse ajo është e kujdesshme të vërë në dukje se shumë më tepër parime shfaqen në ekuacion në një shkallë më të madhe ose më të vogël, duke mbivendosur dhe mbështetur shtatë shtyllat e diskutuara këtu. Shtatë cilësitë e ekzaminuara posaçërisht janë fizike, emocionale, intelektuale, profesionale, financiare, sociale dhe shpirtërore.

1. Shtylla fizike përfaqëson nevojat tona biologjike. Pa mirëqenie fizike, qëndrueshmëri, ushqim, pije dhe strehim, çdo përpjekje për vetëpërmirësim mund të pengohet nga aftësitë e kufizuara dhe dëmtimet. Përfshihet mjedisi: Një person i pastrehë nuk ka të njëjtën mundësi për sukses si ai, të cilit strehimi dhe nevojat themelore i plotësohen në një mjedis më të sigurt. Autori ka përfshirë disa të njohur në fushën e shëndetit fizik, duke përfshirë Kenet Kuper, M.D., i cili ka lartësuar rëndësinë e ushtrimit aktiv dhe Arnold Shvarceneger si një model i përsosjes fizike në karrierën e tij si ndërtues i trupit.

2. Shtylla emocionale përfshin të gjitha ato elemente që sjellin psikikën në qendër. Pa qëndrueshmëri të kësaj shtylle, suksesi mund të jetë i pamundur të arrihet dhe të ruhet, ose në të vërtetë, të njihet. Mësimet e Frojdit, Adlerit dhe Jungut, ndër shumë, përqendrohen në këtë aspekt të suksesit.

3. Shtylla intelektuale bashkon të gjithë arsimin dhe trajnimin e marrë drejt arritjes së qëllimeve të jetës. Albert Ajnshtajn vjen menjëherë në mendje si shembulli më i mirë. Zotësia intelektuale hap horizonte të pafundme, ashtu si arsimi dhe mundësia për të mësuar dhe një kuriozitet intelektual i ushqyeshëm. Suksesi i qëndrueshëm varet nga kjo shtyllë.

4. Shtylla profesionale është në të vërtetë një ndërthurje e prodhimtarisë së arsimit me përkushtimin ndaj një qëllimi të caktuar. Të jesh mjek, avokat ose shef indian kërkon vendosmëri dhe përkushtim me një synim të vetëm për detyrën. Këtu mund ta shohim tek Xhonas Solk dhe Lui Pastër, si shembuj të profesionalizmit që çon drejt suksesit. Në të vërtetë, shumë industrialistë më vizionarë hijeshojnë faqet e historisë pasi janë ngritur në lartësi profesionale në shërbim të shoqërisë. Autori ka përfshirë shumë emra të tillë në tekst.

5. Shtylla financiare varet nga një spektër aftësish dhe parashikimi. Mendjemprehtësia fiskale dhe aftësitë e Xh.P. Morgan dhe Dejl Karnegi janë shembuj të mirë për t’u ndjekur. Por, siç do ta shohim, nuk është grumbullimi i parave ai që tregon suksesin; përkundrazi, është më në rrezik ndjenja e arritjes sesa përfitimi financiar. Marrë së bashku me shtyllat e tjera, së bashku me planifikimin e menjëhershëm, aftësia financiare mund të provojë të jetë një burim i fuqishëm përfitimi për veten, ashtu siç është për shoqërinë.

6. Shtylla sociale, në shikim të parë, mund të duket sipërfaqësore; megjithatë, janë lidhjet me të tjerët që mund të lehtësojnë arritjen e qëllimeve afatgjata.

7. Shtylla shpirtërore përfshin të gjitha ato ndjekje të paprekshme, të tilla si besimi shpirtëror dhe meditimi personal. Në kohën tonë, kemi parë Nënë Terezën dhe Papa Françeskun të zgjasin dorën me dhembshuri për një efekt të madh. Një aftësi për të reflektuar dhe medituar dhe, më e rëndësishmja, për të vlerësuar dhuratat e dikujt, mund të jetë shtylla më e rëndësishme nga të gjithë.