скачать книгу бесплатно
Rikthim Në Tokë
Danilo Clementoni
Danilo Clementoni
Rikthim në Tokë
Aventurat e Azakisit dhe Petrit
Titulli origjinal: Il ritorno
Përkthyer nga: Gentian Cane Publikuar nga: Tektime
Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim tâi japin vërtetësi rrëfimit. Ãfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.
RIKTHIM NÈ TOKÈ
E drejta e autorit © 2013 Danilo Clementoni
Botimet: nëntor 2013
Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur
facebook: www.facebook.com/libroilritorno
blog: dclementoni.blogspot.it
e-mail: d.clementoni@gmail.com (mailto:d.clementoni@gmail.com)
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.
Bashkëshortes sime dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.
Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.
Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.
Tabela e përmbajtjes
Parathënie 1 (#ulink_43512f04-de41-54d7-be8a-bedfa667b5c3)
Anija kozmike Theos â 1.000.000 Km nga Jupiteri 3 (#ulink_a5a715ff-1676-54b5-afe6-c724f6f4e26b)
Planeti Tokë â Tell el-Mukayyar â Irak 7 (#ulink_e0b3347a-2d7d-5519-ac2e-44ff97c571e2)
Anija kozmike Theos â Orbita e Jupiterit 13 (#ulink_069848c4-6ea8-5c30-9dee-5ad40dc4e8af)
Nasiria â Hoteli 17 (#ulink_6e8ffb6d-79da-5b53-a386-170bd1648f32)
Anija kozmike Theos â Alarm në afërsi 21 (#ulink_0950a5c7-c782-5eb7-8031-9fb55324405a)
Nasiria â Restoranti Masgouf 25 (#ulink_aaee00bb-e097-51ff-9550-d62f1851ce82)
Anija kozmike Theos â Objekti misterioz 31 (#ulink_75153694-dd8b-58b5-bf68-f289657fb3b3)
Nasiria â Darka 37 (#ulink_8eb17925-b30b-5d38-ad64-95573ddcb106)
Anija kozmike Theos â Analiza e të dhënave 45 (#ulink_22daaac4-cf0d-5560-8bea-04794162f37d)
Nasiria â Pas darke 49 (#ulink_ae6f3869-b361-55d8-be07-82722c66acf1)
Anija kozmike Theos â Të Moshuarit 61 (#litres_trial_promo)
Nasiria â Rizgjimi 67 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Imazhet nga Toka 75 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Gërmimet 87 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Zbulimi i tmerrshëm 97 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Sarkofagu 103 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Zona e asteroideve 117 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Inkursioni gjatë natës 123 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Pamja mbi Mars 131 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Surpriza e natës 139 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Orbita tokësore 145 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Demaskimi 153 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Përgatitjet finale 167 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Katër rojtarët flakërues 173 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Kontakti 187 (#litres_trial_promo)
Tell el-Mukayyar â Rimarrja 199 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Mysafirë në bord 215 (#litres_trial_promo)
Anija kozmike Theos â Rrëfimi 223 (#litres_trial_promo)
Referencat bibliografike 231 (#litres_trial_promo)
"Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Ãfarë kishim gjetur?â
Parathënie
Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.
Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (âdita e dytëâ e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si âtërheqja e asteroideveâ apo âKrahthi i Dërrmuarâ siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, Jupiteri kohë përpara arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.
Satelitët shkaktarë të katastrofës, përshirë ata të mbijetuar nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe âu degdisën largâ mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si âkometaâ. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.
Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht i dukshëm. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës më një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.
Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është âZotatâ.
Anija kozmike Theos â 1.000.000 Km nga Jupiteri
Azakisi ishte shtrirë rehatshëm sa gjatë e gjerë në kolltukun e tij të errët dhe të vetëmykur, të cilin një mik i vjetër Artizan që e kishte bërë me duart e veta, kishte dashur tâia dhuronte atij vite më përpara me rastin e misionit të tij të parë ndërplanetar. âTy do të të sjellë fat,â i kishte thënë atij atë ditë. âDo të të ndihmojë që të çlodhesh dhe të marrësh vendimet e duhura kur të kesh nevojë. Dhe në fakt, i ulur aty, ai kishte marrë disa vendime që atëherë dhe fati kishte qenë shpesh në anën e tij. Dhe kështu kishte vepruar gjithmonë në mënyrë që të risillte atë kujtim të shtrenjtë, pavarësisht shumë prej rregullave që do ta kishin penguar për ta përdorur, veçanërisht në një anije kozmike të tipit Bousen-1 si ajo në të cilën ai tanimë gjendej brenda.
Një shtëllungë e hollë tymi në nuancë blu u ngrit shpejt dhe pingulthi nga cigarja që ai mbante midis dy gishtave të parë në dorën e tij të djathtë, ndërkohë që me vështrimin ngultas, përpiqej që të ndiqte 4,2 UA
që akoma e ndante atë nga vendmbërritja. Megjithëse tashmë kishte disa vite që ndërmerrte të tilla udhëtime, hijeshia e errësirës që e rrethonte dhe me mijëra yjet që e pikëlonin atë, ishin ende në gjendje që të rroknin mendimet e tij. Hyrja e madhe në formë vezake tamam përpara tij i lejonte një pamje të plotë në drejtim të udhëtimit, dhe ai gjithmonë rrinte i habitur sesi ajo forcë tepër e lehtë e fushës vektoriale ishte në gjendje që ta mbronte atë nga i ftohti yjësor i hapësirës, të pengonte ajrin të dilte jashtë krejt papritur, i gëlltitur nga zbrazëtira absolute e jashtme. Vdekja do të ishte pothuajse e menjëhershme.
I futi një të thithur të shpejtë cigares së gjatë dhe vazhdoi që të sodiste pamjen holografike drejt përpara, në të cilën shfaqej fytyra e lodhur dhe e parruar e shokut të tij të udhëtimit, që në pjesën tjetër të anijes, po riparonte sistemin e kontrollit të tubave të shkarkimit. Ai po argëtohej paksa tek shtrembëronte imazhin duke fryrë në mes tymin që sapo kishte thithur, duke krijuar kështu një efekt valëzues që aq shumë i kujtonte atij lëvizjet e lakuara të kërcimtareve sensuale, të cilat ai kishte vajtur shpesh për tâi parë kur kthehej më në fund në shtëpinë e vet dhe kur mundej që tâi gëzohej paksa një çlodhjeje të merituar.
Petri, miku dhe shoku i tij i aventurës, tashmë ishte rreth tridhjetë e dy vjeç dhe ky ishte misioni i tij i katërt i këtij lloji.
Busti i tij i fortë dhe imponues gjithmonë ngjallte shumë respekt tek të gjithë ata që takonte. Sy të zinj si hapësira kozmike, flokë të errët, të gjatë e të çrregullt që i arrinin deri tek shpatullat, i gjatë pothuajse dy metra e tridhjetë, kraharori dhe krahu i tij mund të ngrinin pa mundim një Nebir
të madh, por prapëseprapë ai kishte akoma shpirtin e një fëmije. Ishte në gjendje të emocionohej duke parë tek çelte një lule e Soel
, mund të rrinte i ngazëllyer për orë të tëra duke vështruar valët e detit ndërkohë që përplaseshin në brigjet e fildishta të Gjirit të Saraanit
. Një person i jashtëzakonshëm, i besuar, besnik, i gatshëm për të dhënë jetën e vet për të pa asnjë ngurrim. Nuk do të ishte nisur kurrë nëse nuk do të kishte patur Petrin në krah. Ishte i vetmi në botë të cilit i besonte verbërisht dhe që kurrë nuk do ta kishte tradhtuar.
Motorët e anijes, tashmë gati për të eksploruar në brendësi të sistemit diellor, i përcillnin atij zhurmën kërkëllitëse të qetë, dhe klasike dyfazore. Në veshët e tij të stërvitur, ai tingull konfirmonte që çdo gjë po shkonte perfekt. Me ndjeshmërinë e tij të të dëgjuarit do të kishte qenë në gjendje që të kapte një oshilacion tek tubat e brendshëm edhe në vetëm 0,0001 Lasig, shumë më përpara se ta konstatonte vetë sistemi tepër i sofistikuar i kontrollit të automatizuar. Prandaj dhe për këtë i ishte dhënë e drejta, që shumë i ri, të komandonte një anije të tipit Pegasus.
Shumë prej shokëve të tij të kursit do të kishin dhënë krahun e tyre të djathtë për të qenë aty në vend të tij. Por tanimë aty ishte ai.
Impianti intraokular O^COM bënte kthjellimin përpara tij të itinerarit të ri të përllogaritur. Ishte e jashtëzakonshme sesi një objekt në shumë pak mikronë mund të kryente tërë ato funksione. I futur direkt në nervin optik, ishte në gjendje të shfaqte një panel të tërë kontrolli, duke mbivendosur imazhin e asaj që e kishte realisht përpara. Në fillim, nuk kishte qenë vërtet e lehtë të mësohej më atë pajisje të çuditshme, dhe më shumë se një herë të përzierit i kishte rrezikuar që të merrte veten. Kurse tani, nuk mundte që të bënte dot pa të.
I tërë sistemi diellor rrotullohej përreth tij në të gjithë madhështinë e vet tërheqëse. Pika e vogël blu, në afërsi të Jupiterit gjigand, përfaqësonte vendndodhjen e anijes së tij dhe vija e hollë e kuqe, pak më e lakuar se më përpara dhe e zbehur tashmë, tregonte trajektoren e re të afrimit me Tokën.
Forca e rëndesës e planetit më të madh të sistemit ishte impresionuese. Detyrimisht do të duhej të qëndronin nga një largësi e sigurtë dhe vetëm fuqia e dy motorëve Bousen, do të kishte lejuar që Theosi tâi shpëtonte atij përqafimi vdekjeprurës.
«Azakis» klithi komunikuesi portabël mbështetur tek paneli i kontrollit përpara. «Duhet të verifikonim gjendjen e xhuntove në kabinën gjashtë.»
«Akoma nuk e ke bërë?» iu përgjigj me pamje prej shakaxhiu, për të cilën ishte i sigurt që do ta kishte zemëruar mikun e tij.
«Hidhe atë cigare të qelbur dhe hajde më jep një dorë!â» gërthiti Petri.
E dinte.
Ia kishte dalë që ta nervozonte dhe i gëzohej si të marrët.
«Ja ku jam, ja ku jam. Po vij miku im, mos u nxeh.»
«Lëviz, ka katër orë që po qëndroj në mes të këtij mundimi dhe vërtet që nuk jam në humor për të bërë shaka.»
Grindavec si gjithmonë, por asgjë dhe askush nuk do të mundte që ta ndante prej tij.
Njiheshin që nga fëmijëria. Ishte vetë ai që e shpëtonte më shumë se një herë nga një rrahje e sigurt (që fëmijë ishte shumë më i madh në trup nga të tjerët), duke ndërmjetësuar me imponimin e vet të respektueshëm midis mikut të tij dhe bandës së vetme të garipave, nga e cila ishte pothuaj gjithmonë në shënjestër.
Që në djalëri Azakisi nuk ishte sigurisht tipi që personat tërheqës të seksit të kundërt do ta kishin afruar për ta njohur. Vishej gjithmonë mjaft shkujdesur, me flokë të rruar, fizik të hollë, i lidhur pashtershmërisht pas Rete
nga e cila thithte me miliona informacione në një shpejtësi dhjetë herë më të lartë se mesatarja. Tashmë brenda dhjetë viteve, në sajë të rezultateve të jashtëzakonshme në studime, kishte arritur një akses të nivelit C, duke pasur kështu mundësinë që tâu afrohej njohurive të paprekura nga pothuajse të gjithë bashkëmoshatarët e vet. Impianti nervor N^COM, që i garantonte këtë lloj aksesi, sidoqoftë kishte ndonjë minus të vogël. Gjatë fazave të përvetësimit, përqendrimi duhet të ishte gati absolut dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e kohës i kalonte kësisoj, praktikisht kishte gjithmonë një pamje të hutuar, me vështrimin e ngulët të humbur në zbrazëtirë, krejtësisht të huaj ndaj gjithçkaje që i ndodhte përreth. Me thënë të vërtetën, ekzistonte një mendim i përgjithshëm që, në kundërshtim me atë çka deklaronin të Moshuarit, ai ishte paksa i vonuar.
Për atë kjo nuk kishte rëndësi.
Etja e tij për dije nuk kishte kufij. Edhe netëve rrinte i azhornuar dhe, ndonëse në gjumë kapaciteti i përvetësimit, i nevojshëm për një përqendrim absolut, do të reduktohej në një 1% të papërfillshëm, nuk do të donte të harxhonte kot as edhe një çast të vetëm nga jeta, pa patur mundësinë që të zgjeronte horizontin e vet kulturor.
U ngrit duke përvijuar një buzëqeshje të butë dhe u drejtua për nga kabina gjashtë, ku po e priste miku i tij.
Planeti Tokë â Tell el-Mukayyar â Irak
Elisa Hanter po përpiqej për të kushedisatën herë që të thante pikëzat e mallkuara të djersës që, nga balli, vazhdonin tâi binin lehtë lehtë mbi hundë, për të rënë pastaj fluturim poshtë saj në rërën e zjarrtë. Kishte tashmë disa orë që po rrinte në gjunjë, me të pandarën e saj Trowel Marshalltown
, duke gërvishtur tokën me delikatesë, në tratativë për të sjellë në dritë, pa e dëmtuar, atë që me të vërtetë dukej se kishte qenë kapaku i një guri varri. Sidoqoftë, ajo tezë nuk e kishte bindur aspak që në fillim. Në afërsitë e Ziqquratit të Urit
, ku që prej dy muajsh, falë famës së saj si arkeologe dhe eksperte në njohjen e gjuhës sumerike, i ishte lejuar që të punonte, varre ishin gjetur shumë, qysh prej gërmimeve të para arkeologjike të bëra në fillimet e shekullit të XX, por që asnjëherë, në asnjërën prej tyre, nuk ishte zbuluar një punim dore i këtij lloji. Duke pasur parasysh formën e veçantë katrore dhe dimensionet e konsiderueshme, më shumë se një sarkofag, i ngjante ânjë kapakuâ të ndonjë lloj ene varrosur aty mijëra vjet përpara, për të ruajtur a fshehur kushedi se çfarë.
Për fat të keq, duke qenë se, për momentin, kishte nxjerrë në sipërfaqe vetëm një copëz nga pjesa e sipërme, akoma nuk kishte qenë në gjendje ta përcaktonte, gjë që do mundte kur ena në fjalë, të mund të ishte lart. Gdhendjet në formë pyke që vishnin të gjithë sipërfaqen e dukshme të kapakut, nuk ngjanin me ndonjë gjë që ta kishte parë ndonjëherë më përpara.
Për tâi deshifruar do të duheshin ditë të tëra dhe po aq netë pa gjumë.
«Profesoreshë.»
Elisa ngriti kokën dhe, duke zgjatur ndërkohë dorën e saj të djathtë mbi sy për tâu mbrojtur nga dielli, pa ndihmësin e saj Hishamin, tek vinte drejt saj me hapa të shpejtë.
«Profesoreshë» përsëriti burri «ka një telefonatë për ju nga qendra. Duket urgjente. »
«Erdha. Faleminderit Hisham.»
Përfitoi nga pushimi i detyruar për tâi lejuar vetes një gllënjkë ujë, pothuaj i zierë tashmë, nga pagurja që e merrte gjithmonë me vete të lidhur te rripi.
Një telefonatë nga qendra... Kjo mund të nënkuptonte që rrugës ka vetëm telashe...
U ngrit, u dha një të goditur me pëllëmbë pantallonave duke ngritur retë e shumta të pluhurit dhe u nis me vendosmëri drejt tendës që shërbente si qendër mbështetëse për kërkimet.
Hapi zinxhirin që mbante gjysëm të mbyllur tendën e kampit dhe hyri. Priti pak derisa sytë tâi mësoheshin me ndryshimin e dritës, po prapë kjo gjë nuk e pengoi që të njihte, në ekran, fytyrën e kolonel Xhek Hadson i cili, me një pamje jodashamirëse, vështronte kot ngultas në pritje të një përgjigjeje prej saj.
Koloneli ishte zyrtarisht përgjegjësi i skuadrës strategjike të antiterrorit të qendrës në Nasiria por detyra e tij efektive, ishte ajo e kordinimit të një serie kërkimesh shkencore të urdhëruara dhe të kontrolluara nga një departament misterioz ELSAD